
Brazili po heton për deklaratat dhe akuzat se infermierët nuk po vaksinojnë qytetarët, por po injektojnë shiringa bosh. Policia po heton nëse infermierët kanë rënë pre e teorive konspirative apo po i shesin dozat e vaksinave në tregun e zi.
Nëse këto akuza vërtetohen, ata rrezikojnë të dënohen me 12 vjet burg, për akuzën e mashtrimit.
Hetimi nisi pasi një person publikoi në Facebook, videon e një infermiereje duke injektuar një shiringë bosh në krahun e një 94 -vjeçari, në një prej pikave të vaksinimit. Infermierja u pushua nga puna.
Ministri i Shëndetësisë u shpreh se ky ishte i vetmi rast ndër 7 000 persona të vaksinuar. Më shumë se 240 mijë Brazilian kanë vdekur nga koronavirusi.