
Brazili do të prodhojë 25 milion doza të vaksinave AstraZeneca dhe Sinovac, njoftoi të hënën Ministria e Shëndetësisë e vendit. Qeveria braziliane njoftoi se përbëresit për prodhimin e vaksinave do të vijnë nga Kina,brenda 21 majit.
Brazili ndaloi vaksinimin për shkak të mungesës së furnizimeve nga Sinovac Biotech të Kinës, ndërsa administrimi i dozave të AstraZeneca do të ndalet këtë javë derisa të vijnë furnizimet e reja.
Vetëm 17% e brazilianëve kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe vetëm 8% janë vaksinuar plotësisht. Vendi renditet i 30-ti në botë për përqindjen e popullsisë së vaksinuar, njoftoi Reuters.