Rregullatori i barnave në Brazil, Anvisa, ka miratuar përdorimin e dy vaksinave kundër koronavirusit, atë të prodhuar nga Oksford/AstraZeneca dhe Sinovac të Kinës.
Të dyja do të lejohen në vendin më të madh të Amerikës së Jugut, i cili ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve nga Covid në botë, me më shumë se 209,000 viktima. Vendimi u mor të dielën pasdite pasi tre nga pesë anëtarët e Anvisas votuan pro miratimit.
Vendimi është një fitore e madhe për qytetarët e Brazilit por një humbje politike për presidentin Jair Bolsonaro. Bolsonaro nuk ka arritur të marrë ndonjë dozë të vaksinës së AstraZeneca dhe si rezultat vaksinimi me dozat e Sinovac ka të ngjarë të fillojë më parë në shtetin e Sao Paulo.
Sao Paulo drejtohet nga një nga rivalët më të mëdhenj politikë të presidentit, Joao Doria, i cili ka dalë në favor të vaksinës kineze. Doria thuhet se do të vaksinohet i pari me vaksinën kineze.