
Brazili nisi vaksinimin e stafit mjekësor me vaksinën kineze Sinovac.
E para që u vaksinua ishte një infermiere 54 vjeçare Monica Calazans.
Brazili ka miratuar më herët dhe vaksinën e AstraZeneca.
Ai është vendi i tretë në botë për numrin e të infektuarve.
Që prej fillimit të pandemisë, Brazili raporton 8.4 milionë të infektuar dhe 209 mijë viktima.