Brazili regjistron mbi 250,000 vdekje nga COVID-19 në një vit

Nga Exit News
Brazili regjistron mbi 250,000 vdekje nga COVID-19 në një vit

Në një vit që nga dita e parë kur u shfaq pandemia në Brazil, vendi ka shënuar mbi 250 000 viktima si pasojë e COVID-19.

Brazili regjistroi rastin e tij të parë të COVID-19 më 26 Shkurt 2020, një 61 vjeçar nga Sao Paolo i cili ishte infektuar në një udhëtim në Itali. Vdekja e parë ishte një punëtore shtëpiake 57-vjeçare me emrin Rosana Aparecida Urbano, e cila u regjistrua në 12 Mars.

Që atëherë rreth 10.3 milion persona janë infektuar në Brazil, sipas shifrave zyrtare.

Ekspertët supozojnë se shifrat reale janë shumë më të larta, por mungesa e testimit e bën të vështirë konfirmimin.

Vetëm SHBA dhe India kanë pasur më shumë raste se Brazili, ku SHBA ka regjistruar 500 mijë viktima.

Shumë fajësojnë Presidentin Jair Messias Bolsonaro për situatën e pandemisë. Në fillim të pandemisë globale, ai njoftoi se koronavirusi nuk ishte asgjë më shumë se një “grip i vogël” ose një “i ftohtë”.

Ai pretendoi në mënyrë të përsëritur se Kina kishte filluar një sulm ndaj tij dhe homologut të tij amerikan Donald Trump duke përhapur virusin.

Një nga përgjigjet e tij fillestare ishte të organizonte një seancë kolektive lutjeje në kopshtin e rezidencës zyrtare të presidentit. Kur ai vetë u infektua më vonë, ai mori hidroksiklorokinë, të cilën ai dhe Trump e kishin promovuar si një trajtim kundër virusit pavarësisht nga mungesa e provave shkencore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>