Britani, 10 milionë paund për të luftuar obezitetin

Nga Exit News
Britani, 10 milionë paund për të luftuar obezitetin

Qeveria britanike do të paguajë 10 milionë paund për një fushatë informuese kundër obezitetit, si një nga faktorët e riskut nga koronavirusi, njofton The Guardian.

Qëllimi i fushatës është të inkurajojë britanikët që të humbin peshë gjatë verës, përpara të shfaqet vala e dytë e virusit në vjeshtë.

Një raport i fundit i publikuar nga Autoritetet shëndetësore britanike mbi rreziqet e COVID-19 zbuloi se pothuajse 8 përqind e pacientëve me të sëmurë kritik në terapi intensive me COVID-19 vuajnë nga mbipesha, krahasuar me rreth 3 përqind e popullsisë së përgjithshme.

Fushata, e quajtur Shëndet më i Mirë (Better Health), raportohet të përfshijë reklama në mediat sociale, TV dhe radio, billboard dhe median e shtypur. Përveç kësaj, prodhuesit do të jenë të detyruar të vendosi etiketa në shishe dhe kanaçe të verës, birrës dhe produkteve të tjera të alkoolit për të informuar konsumatorët se sa kalori janë në to.

“Do të jetë një fushatë optimiste, energjike që do të tregojë se si të luftohet yndyra”, tha një zyrtar.

Kryeministri britanik tha të premten gjatë një vizite në një spital në Londër se “humbja e peshës është, sinqerisht, një nga mënyrat me të cilat mund të zvogëloni rreziqet tuaja” për të marrë koronavirusin. Ai shtoi se ai vetë kishte “humbur peshë” që kur përfundoi në terapi intensive i infektuar me COVID-19 në prill.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>