Britani/ Doktoresha e intubuar lind dy binjakë

Nga Exit News
Britani/ Doktoresha e intubuar lind dy binjakë

Në Mbretërinë e Bashkuar një mjeke reumatologe lindi dy binjakë ndërsa ishte në gjendje kome nga koronavirusi.

Doktoresha u dërgua në spitalin e Birminghamit për tu kuruar nga koronavirusi në prill dhe u vendos në frymëmarrje të ventiluar, e më pas hyri në koma si pasojë e përkeqësimit të gjendjes.

Doktorët vendosën në korrik që të shpëtonin bebet në rast se nëna nuk do të shërohej dot. Bebet lindën me çezarian në javën e 26-të të shtatëzanisë.

Nëna pasi doli nga koma e quajti “një mrekulli” shpëtimin e bebeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>