Britania fushatë kundër obezitetit, risk për vdekjen e pacientëve me koronavirus

Nga Exit News
Britania fushatë kundër obezitetit, risk për vdekjen e pacientëve me koronavirus

Qeveria angleze do të nisë një fushatë kundër obezitetit, si një ndër faktorët kryesore të riskut për të humbur jetën nëse infektohesh me Covid-19.

Sipas studimeve të Qendrës së Shëndetit Publik në Angli, mbipesha është një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut në betejën kundër Covid-19, por për fat të mirë, ndryshe nga probleme të tjera shëndetësore, është e ndryshueshme dhe është në dorën e qytetarëve.

Studimet e qendrës treguan se risku për tu shtruar në spital, për të pasur nevojë për terapi intensive dhe humbja e jetës “duket se rriten në mënyrë progresive me rritjen e BMI (indeksit i masës trupore) mbi peshën e shëndetshme trupore”.

Ndërsa faktorët e tjerë të rrezikut, të tilla si mosha, sëmundje të tjera apo seksi nuk mund të ndryshohen, qendra thotë se fushatat për të ndihmuar njerëzit të humbasin peshë ose të parandalojnë shtimin e peshës “mund të jenë një nga faktorët e paktë të modifikueshëm të rrezikut për Covid-19”.

Profesoreshë Susan Jebb nga Universiteti i Oksfordit dhe një prej hartuesve të studimit, deklaroi se qeveria duhet vërtetë të fokusohet tek ndërgjegjësimi dhe luftimi i një ndër pak faktorëve që mund të ndryshojmë në luftën kundër Covid-19.

Pothuajse dy të tretat (63%) e të rriturve në Angli janë mbipeshë ose obezë dhe ekspertët kanë ngritur shqetësime se kjo mund të ketë kontribuar në numrin e lartë të vdekjeve mes pacientëve me koronavirus në MB.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>