Kryeministri britanik Boris Johnson ka kërkuar një hetim të plotë të qeverisë për përgjigjen ndaj pandemisë së Covid-19.
Britania e Madhe ishte vendi i 5-të më i prekur në Evropë pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit, Indisë dhe Meksikës, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Johnson u akuzua nga kundërshtarët se ka reaguar shumë ngadalë ndaj krizës, veçanërisht në fillim, duke dështuar në furnizimin me mjete mbrojtëse dhe mungesë testimi.
Deri më tani 35,6 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se dy të tretat e popullsisë së rritur, janë vaksinuar kundër Covid-19.