
Masat e marra nga qeveria britanike për të përballuar pandeminë koronavirus përllogaritet të kushtojë rreth £210 miliardë vetëm për gjashtë muajt e parë të krizës.
Duke pasqyrar shkallën e emergjencës nga muaji mars, Zyra Kombëtare e Auditit (NAO) në Britaninë e Madhe njoftoi se ministrat kanë ndërmarrë më shumë se 190 masa në përgjigje të krizës derimëtani, përfshi mbështetjen e emergjencës për punësim, grante për biznesin dhe fonde për sistemin shëndetësor.
Thuajse e barabartë me një të katërtën e buxhetit vjetor të qeverisë për sektorin publik, pagesat sociale dhe investimet në infastrukturë, shuma prej £210 miliardë, përfshin analizimin e premtimeve për shpenzim të ministrive, të deklaruara deri në datën 7 gusht.
Kostot përfundimtare të përdorura për përballimin e krizës pritet të jenë edhe më të larta.