Britania Madhe, testime masive deri në fund të vitit

Nga Exit News
Britania Madhe, testime masive deri në fund të vitit

Britania e Madhe do të realizojë testimin masiv të popullsisë deri në fund të vitit, deklaroi të enjten ministri britanik i shëndetësisë, Matt Hancock.

I pyetur nga Radio Times nëse shpreson që testimi masiv do të bëhet “normë” deri në fund të vitit, Hancock e pranoi këtë fakt, duke theksuar se qeveria është e angazhuar me rreth 100 kompani që prodhojnë lloje të reja testesh.

“Qëllimi është që të kemi testime masive gjerësisht, në mënyrë që të jemi në gjendje të gjejmë raste të koronavirusit dhe të sigurohemi se mund të merremi me to, por gjithashtu t’u japim njerëzve besimin nëse ata janë negativë mund të vazhdojnë jetën e tyre normalisht ”.

Qeveria britanike ka miratuar një fond prej 500 milion £ për testime për virusin – një politikë që Kryeministri Boris Johnson thotë se “do t’i japë fund nevojës për distancim shoqëror”. Qëllimi është të sigurojë testime javore të popullsisë, duke filluar me grupe të tilla si nxënës, mësues dhe punonjës zyre dhe pastaj duke u zgjeruar tek qytetarët e tjerë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>