Britania miraton për përdorim vaksinën J&J

Britania miraton për përdorim vaksinën J&J

Vaksina me dozë të vetme Johnson&Johnson u miratua të premten për përdorim, sipas një raportimi nga The Guardian.

Studimet kanë treguar se Johnson & Johnson, është 67% e efektshme në parandalimin e rasteve, nga të moderuara deri të rënda, të Covid-19.

Po ashtu ato sugjerojnë se vaksina gjithashtu mbrojtje të plotë nga shtrimi në spital dhe vdekja.

Kjo është një nxitje e mëtejshme për programin jashtëzakonisht të suksesshëm të vaksinimit të Mbretërisë së Bashkuar, i cili tashmë ka shpëtuar mbi 13,000 jetë,” deklaroi Sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock.

Britania ka aprovuar katër vaksina për të ndihmuar në mbrojtjen e njerëzve nga virusi.

Shtimi i vaksinës së re, shtoi Hancock, do të ndihmojë jo vetëm me vaksinimin e mëtejshëm, por edhe me programin e vaksinave përforcuese.

Vaksinat përforcuese janë një program, ku parashikohet administrimi i një doze të tretë vaksinë për të forcuar më tej mbrojtjen ndaj Covid-19.

Kompania amerikane Johnson&Johnson në 12 prill filloi shpërndarjen e vaksinave në Evropë.

Rregullatori Evropian i Barnave (EMA), konfirmoi një javë më vonë një lidhje të mundshme mes rasteve të mpiksjes së gjakut dhe vaksinës, por rekomandoi marrjen e vaksinës pasi bëhej fjalë për raste ekstremisht të rralla.

 

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>