Britania njofton vendosjen e karantinës për festa

Nga Exit News
Britania njofton vendosjen e karantinës për festa

Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi se Londra dhe një pjesë e Anglisë lindore dhe juglindore do të futen në karantinë gjatë festave.

Johnson tha se të gjithë qytetarët që jetojnë në këto zona duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe nuk mund të udhëtojnë, edhe gjatë periudhës së Krishtlindjes.

“Ne nuk mund të vazhdojmë me planet që kishim për Krishtlindje”, tha Johnson gjatë një konferencë për shtyp të shtunën.

Sipas shefit të shkencës në Britaninë e Bashkuar, këto masa vijnë pas rritjes së numrit të rasteve si pasojë e një version më infektues të koronavirusit.

“Ky variant i ri ka 23 ndryshime”, deklaroi Dr. Patrick Vallance, shefi i shkencës në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa profesori Chris Ëhitty tha se “nuk kemi prova që ky version shkakton më shumë viktima apo nëse ndikon në efektivitetin e vaksinës, megjithatë ekspertët kanë filluar punën për të mësuar më shumë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>