Britania e Madhe shënoi të enjten ditën më të rëndë sa i përket pandemisë së koronavirusit që nga 21 prilli 2020.
Të enjten Britania regjistroi 1,162 viktima.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkruar në 78.508. Britania është vendi që regjistron më shumë viktima në Evropë si pasojë e COVID-19.
Qeveria britanike njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 52.618 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2.889.419.