Britania e Madhe regjistroi të dielën 563 viktima me koronavirus.
Sipas autoriteteve britanike, në 24 orët e fundit janë infektuar 54.940 persona me koronavirus.
Britania regjistron në total mbi 3 milionë të infektuar që nga fillimi i pandemisë.
Britania e Madhe është duke u përballur edhe me raste të variantit të ri të COVID-19.
Kjo ka bërë që shumë vende të BE-së të bllokojnë fluturimet nga Britania. Po ashtu ka pasur shfaqje të këtij varianti të ri edhe ne vende të tjera të BE-së.
Varianti i ri i virusit, i njohur si B.1.1.7., deri më tani rezulton të ketë të njëjtat simptoma si Covid-19, por është më lehtë i transmetueshëm, duke shkaktuar më shumë të infektuar e për pasojë, më shumë të shtruar në spitale në një kohë më të shkurtër.