
Britania e Madhe regjistroi të martën një rekord rastesh me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në Britani janë infektuar me koronavirus 53.135 persona.
Kjo është shifra më e lartë që kur ka nisur testimi masiv në mesin e vitit.
Të hënën u regjistruan 41.385 raste.
Numri i viktimave po ashtu është rritur. Janë regjistruar 414 vdekje të reja nga COVID-19.
Nga fillimi i pandemisë në Britani kanë humbur jetën 71.567 persona.