
Britania ka vendosur karantinimin e udhëtarëve të ardhur nga Portugalia, duke filluar që prej ditës së shtunë (12 shtator).
Ministri britanik i Transportit njoftoi në Twitter se personat që vijnë nga Portugalia, duke nisur nga ora 4 e mëngjesi të 12 shtatorit do të karantinohen, për 14 ditë.
Ndërsa personat që do të vijnë nga ishujt e Potugalisë Azores dhe Madeira nuk do të karantinohen.
Vendimi erdhi pasi Portugalia raportoi rritje të numrit të të infektuarve, 585 të infektuar të enjten dhe 646 të infektuar të mërkurën.