Belgjika, një nga vendet evropiane më të goditur nga koronavirusi po përballet me një valë të re infektimesh. Shkalla e rasteve të reja të vendit është në nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë, me një rekord prej 15,432 infeksionesh regjistuar të martën.
Për këtë arsye, Rudi Vervoort, kryeministri i rajonit të Brukselit, të shtunën, urdhëroi mbyllen e palestrave dhe ambiente kulturore, përfshirë teatrot dhe kinematë, dhe vendosi shtetrrethimin nga ora 10:00 e darkës deri në 6:00 të mëngjesit. Kufizimet do të zgjasin të paktën deri më 19 nëntor.
Maskat do të bëhen të detyrueshme në hapësirat publike në Bruksel, dyqanet duhet të mbyllen në orën 8 dhe mbledhjet publike të më shumë se katër personave janë të ndaluara.
Qeveria e rajonin frankofon të Belgjikës, Wallonia, urdhëroi gjithashtu lëvizjen e njërëzve nga ora 10:00 e darkës deri në 6:00 të mëngjesit. Ajo po ashtu urdhëroi mbylljen e shkollave dhe kalimin e mësimit online për studentët deri më 19 nëntor.
“Rritja e numrave është marramendëse dhe ne duhet të vepronim me një bllokim të pjesshëm,” tha ministri i Walloon-it Elio Di Rupo.
“Situata është shumë serioze, nuk mund të mbetet kështu”, tha Vervoort në një konferencë për shtyp.
Qeveria e Belgjikës tashmë kishte shtuar masat ditët e fundit duke urdhëruar mbylljen e bareve dhe restoranteve dhe kishte vendosur shtetrrethim nga mesnata deri në 5 të mëngjesit.