Brunes, kompania e hidrosanitareve do të ndërtojë portin e Vlorës

Nga Exit News
Brunes, kompania e hidrosanitareve do të ndërtojë portin e Vlorës

Koncesioni i Portit turistik të Vlorës do të ndërtohet nga kompania e hidrosanitareve Brunes dhe kompania e ndërtimit Ndregjoni shpk. Fituesit u shpallën nga Agjensia e Prokurorimit Publik. Koncesioni me vlerë rreth 23 milionë euro do të zgjasë 35 vite.

Kush janë kompanitë fituese:

Agjensia e Prokurorimit Publik ka njoftuar se koncesioni u fitua nga bashkimi i tri kompanive: Marina di Valona, Brunes shpk dhe Ndregjoni shpk.

Kompania Brunes dhe ‘Marina di Valona’ janë në pronësi të të njejtin pronar, Gerond Cela.

Brunes shpk është kompania e njohur për hidrosanitaret e themeluar në 2007-tën, me aksiner shumice Geront Çela.

Marina di Valona, kompani e themeluar në janar 2020, me pronar Gerond Celën. Kompania mesa duket është krijuar vetëm për përfitimin e këtij koncesioni. Objekti i aktivitetit të kompanisë është ndërtimi dhe menaxhimi i porteve turistike:

“Ndertimin dhe/apo administrimin e Porteve te Jahteve, te infrastruktures mbeshtetese turistike te tyre, Hoteleve, Vilave, Apartamente, Restoranteve,Qendra Sportive dhe SPA, pishina dhe cdo aktivitet ose sherbim tjeter turistik ne perputhje me projektin arkitektonik dhe inxhinierik qe do te ideohet dhe projektohet per kete qellim.

Realizimin e veprimtarive te lejuara ne Portet Turistike, duke perfshire por mos u limituar ne:Administrimin e qendrimit te perkohshem te mjeteve lundruese turistike.Dhenien me qira apo forma te tjera perdorimi te parkimit te mjeteve lundruese turistike ne vendet e caktuara, brenda hapesires ujore dhe tokesore te portit. Mirembajtja e mjeteve lundruese turistike”.

Ndregjoni shpk është kompani e ndërtimi rrugësh e themeluar në vitin 2007, me proant Xhetan Ndregjonin.

Tenderi:

Tenderi për marrjen me koncesion të portit u hap më 26 shkurt. Në garë për këtë projekt u paraqitën tri kompani: bashkimi i komanive Brunes, Marina di Valona dhe Ndregjoi shpk;  “Albavia” sh.p.k me ofertë 1.8 miliardë lekë ose rreth 15,2 milionë euro; dhe “Gjikuria” sh.p.k me ofertën prej 22,725 milionë euro, aq sa ishte edhe fondi limit i përcaktuar.

Marina Vlorë do të ndërtohet në portin aktual të qytetit dhe është pjesë e Master Planit të Lungomares.

Qeveria ka parashikuar se ‘Marina Vlorë’ duhet të sigurojë një vendankorim të mbrojtur, të sigurt, funksional gjatë gjithë vitit për jahtet dhe duhet të akomodojë minimalisht 400 anije.

Ajo është pjesë e programit të Kryeministrit Rama: 4 aeroporte dhe 4 porte.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>