
Edmond Budina ka deklaruar se do të padisë qeverinë për shkelje të privatësisë, pasi Kryeministri Rama i publikoi emrat vëllezërve Budina të prekur nga Covid.
Budina konfirmoi se ai është i infektuar, por nuk ka simptoma, sikurse edhe vëllai i tij, Robert Budina.
Në një intervistë për News 24, ai u shpreh:
“Pa kaluar as edhe një orë të gjitha mediat shpërndanë lajmin e infektimit tonë. Më e rënda është, që edhe Kryeministri Edi Rama, që duhet të jetë i pari në respektimin e Kushtetutës së vendit që drejton, bëri publikë emrat tanë. Ai ka detyrimin që publikisht të informojë opinionin se prej kujt e ka marrë lajmin. Këtë çështje, unë do ta ndjek në rrugë ligjore, sepse ka të bëjë me shkeljen e të drejtave e lirive të njeriut.”
Budina sqaroi gjithashtu tha se ai është infektuar përmes hallës së tij, e cila ka qënë e shtruar në QSUT.