Budina: Prokuroria të reagojë shpejt, ndryshe do e kërkojmë me forcë

Budina: Prokuroria të reagojë shpejt, ndryshe do e kërkojmë me forcë

Regjisori Robert Budina i bëri thirrje drejtësisë të hetojë dhe të procedojë penalisht të përfshirët në shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Nje hap i parë, është ndalimi i çdo punimi në truallin e Teatrit Kombëtar. Prokuroria të sigurojë provat, e të shpallë procedimin penal për të gjithë të përfshiret. Nëse ska reagim të shpejtë nga prokuroria, do jemi ne që do kërkojmë me force.” – ka thënë Budina.

Ai kërkoi hetim edhe për dhunën e policisë në protestën e 17 majit dhe njoftoi se nesër orën 11:00 do të jenë para Prokurorisë së Posaçme për Krimin e Korrupsion (SPAK) për ta nxitur të hetojë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>