Bujar Sejdini, i njohur me nofkën ‘Xhaxhai’ i grupit mafioz ‘Ndragheta’ do të ekstradohet drejt Italisë.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka firmosur ekstradimin e tij drejt Italisë.
Ekstradimi pritet të bëhet brenda datës 25 nëntor.
Bujar Sejdini u arrestua në 20 korrik në Tiranë.
Ai kërkohej nga institucionet italiane se ka marrë pjesë në trafikun e kokainës, pasi ka udhëtuar nga Italia në Spanjë për të blerë e rreth 20 kilogramëve kokainë.