Bullgaria mund të bllokojë hapjen zyrtare të bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, nëse nëse nuk merren parasysh shqetësimet e saj rreth gjuhës dhe historisë. Kështu pohuan diplomatët evropianë pas një takimi të ambasadorëve të BE-së, të mërkurën, sipas Politico.
Ambasadorët të mërkurën diskutuan kryesisht për mënyrën e re të anëtarësimit, me disa nga vendet anëtare që duan pezullimin e negociatave, me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
BE pritet që gjatë presidencës së Gjermanisë të paraqesë të ashtuquajturin “Qendrimi i Përgjithshëm i BE-së i rënë dakord” për të dyja vendet, duke shënuar kështu fillimin zyrtar të negociatave të pranimit.
Pritet që mbështetja e BE-së për kuadrin e negociatave të firmoset në takimin ministriale të Këshillit të Përgjithshëm të Punëve të Jashtme, më 10 nentor. Firmosja mund të shtyhet vetëm nëse Bullgaria vendos veton për Maqedoninë e Veriut.
Anëtarësimi i dy vendeve në BE ka qënë i vështirë. Në fillim Greqia vendosi veton për çështjen e emrit me Maqedoninë e Veriut, më pas Franca bllokoi hapjen e bisedimeve me të dyja vendet, pasi kërkoi rishikim të mënyrës së anëtarësimit.