Bullgaria ka vendosur të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskave në të gjitha hapësirat e jashtme, duke nisur nga e enjtja. Vendimi u morr pas rritjes së rasteve të koronavirusit, në 24 orët e fundit, tha të martën ministri bullgar i shëndetësisë.
Ai tha se mbajtja e maskave, së bashku me distancimin shoqëror dhe dezinfektimin e shpeshtë, do të ngadalësojë përhapjen e virusit me rreth 30% dhe do të ndihmojë në parandalimin e mbingarkesës së sistemit shëndetësor:
“Ne presim që shkalla e infeksioneve të ulet nëse njerëzit i respektojnë masat në mënyrë rigoroze. Qëllimi ynë kryesor është të ulim numrin e Bullgarëve të infektuar, në mënyrë që më pak njerëz të duhet të shkojnë në spital dhe më pak të vdesin në spital”.
Bullgaria raportoi 1,024 infeksione të reja të martën, shifra më e lart që nga rastet e para u raportuan në mars.