Bulqizë, një tjetër minator humb jetën në minierën e kromit

Bulqizë, një tjetër minator humb jetën në minierën e kromit

Një minatori 66 vjeçar humbi jetën dje në mbrëmje në një minierë kromi në Bulqizë.

Sipas policisë, minatori me iniciale E.K ka qenë po vendoste eksploziv për hapjen e minierës, kur një masiv dheu i ka rënë sipër. Aksidenti ka ndodhur në galerinë D të minierës.

Zona D e minierës së Bulqizës njihet si një prej galerive më të rrezikshme dhe në kushte të papërshtatshme për të punuar, por kjo nuk ka bërë që institucionet përkatëse të vënë përpara përgjegjësisë kompanitë koncesionare.

Gjatë vitit 2017, pesë minatorë kanë humbur jetën në këtë galeri, dy prej të cilëve kanë vdekur për të njëjtin shkak: rënie e masivit të shkëmbit.

Në nëntor, viktima ishte një minator 20 vjeçar, ndërsa në tetor një 33 vjeçar.

Në shkurt, tre minatorë kinezë mbetën të bllokuar për disa ditë dhe më pas u nxorën të vdekur nga miniera e kromit në Bulqizë. Ata humbën jetën si pasojë e një shpërthimi gazi. Tre minatorë të tjerë u plagosën gjatë këtij aksidenti.

Megjithë vdekjet e shumë minatorëve në minierat e kromit në Bulqizë, asnjë drejtues apo pronar i kompanive koncesionare nuk është ndjekur penalisht në tre vitet e fundit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>