
Një 12 vjeçare ka denoncuar abuzimin seksual të njerkut të saj, prej 2 vitesh.
Abuzimi kishte filluar kur vajza ishte 9 vjeçe, ndërsa ajo e ka denoncuar në janar 2021.
Ajo fillimisht i kishte rrëfyer tezes së saj dhe më pas nënës.
Menjëherë pas denoncimit, policia ka arrestuar njerkun 39 vjeçar.
Ai ka deklaruar se nuk ka qenë i ndërgjegjshëm për veprimet e tij.
Gjykata ka vendosur arrest me burg për të nën akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitur.