
Policia arrestoi të shtunën, 13 mars, E. SH, 28 vjeç si autor të vrasjes së Behar Sofisë, më 25 shkurt, përballë qendrës tregtare ‘ETC’ në Tiranë.
Autori i krimit u arrestua në Malin e Zi, pasi kishte kaluar kufirin përmes Hanit të Hotit. Identifikimi i autorit u bë i mundur nga rrobat e tij të lëna në Parkun e Liqenit.