Burgim deri në 20 vjet për zjarrvënie të qëllimshme

Nga Exit News
Burgim deri në 20 vjet për zjarrvënie të qëllimshme

Një persona ka humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë rënë në jug të vendit. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh të mërkurën se policia po heton për zjarrëvënie të qëllimshme.

Në muajin e fundit u arrestuan 5 persona për zjarrëvënie të qëllimshme:

Më 5 gusht u arrestuan 3 persona të dyshuar për zjarrëvenie të qëllimshme, në Dukat, Karaburun dhe Përmet.

Më 6 korrik u arrestua një person për djegien e qëllimshme të 20 hektarë pyll me pisha, shkurre dhe bimësi të tjera.

Më 29 qershor u arrestuan dy persona për djegien e 10 hektarë sipërfaqe në Malin e Tomorrit.

Zjarrvënia e qëllimshme është vepër penale sipas Kodit Penal. Sipas nenit Neni 206/a të këtij kodi kjo vepër penale dënohet deri në 20 vjet burg:

“Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje, me pasoja të rënda materiale, i fondit pyjor, i fidanishtes pyjore, i grumbullit pyjor ose i çdo njësie të ngjashme me to, me zjarr, dënohet me burgim nga pesë deri në tetë vjet.

Po kjo vepër, e kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo shkakton dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit apo zonave të mbrojtura, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet”.

Deri më sot dënimet për zjarrëvënie të qëllimshme kanë qënë të pakonsiderueshme pavarësisht se arrestime [për këtë vepër penale janë raportuar çdo vit nga policia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>