Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati deklaroi të martën se qeveria nuk ka lënë asnjë familje pa shtëpi dhe shtoi se viti 2021 do të jetë viti i kthesës ekonomike.
Në një intervistë për Report Tv, Bushati tha se falë buxhetit të miratuar pritet të ketë rritje ekonomike të ndjeshme.
Sipas Bushatit kanë filluar ndërtimet në të gjithë rrethet e prekura.
Ai tha se qeveria nuk e kishte parashikuar që “përveç sfidës së rindërtimit do të ndodhte edhe gjithë ky bllokim për shkak të pandemisë”.