Ditmir Bushati, ish-ministri i Jashtëm mund të jetë kandidatura e PS për komisioner për median në OSBE. Lajmin e dha Kryeministri Rama pas mbledhjes së Asamblesë në një deklaratë për gazetarët.
Ai nuk përjashtoi mundësinë që Bushati të jetë deputet, apo edhe ministër në një të ardhme.
“Ditmir Bushati është një person që ka kontributet e vete mund të jetë në në listën për deputet dhe komisioner për mediat në OSBE, por mund të bëjë dhe një të trëtë më të mirë se kjo”, tha Rama.