U inaugurua nga Kryeministri Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tre javë më parë, pas shtatë vitesh punime.
Por By-Passi i Fierit ende nuk është i përfunduar. Rrugët nuk kanë sinjalistikë apo elemente sigurie.
Tabela ka vetëm në rrugët kryesore, ndërsa segmentet lidhëse janë ende të pa shënjuara.
“Më ka bërë shumë përshtypje. Ktu nuk ka asnjë tabelë. Sapo u futa kundërvajtje pak më parë sepse nuk arrij të orientohem.” – tha një shofer për ABC News.
Një turist tregoi se e pati të vështirë për të gjetur hyrjen për në Apolloni për shkak të mungesës së sinjalistikës.