
Zëvendësministri i Jashtëm Gent Cakaj ka biseduar të shtunën me Nathan Sales, Koordinatorin amerikan për Luftën kundër Terrorizmit.
Në një postim në Twitter, Cakaj shkruan se ata biseduan për bashkëpunimin për sigurinë e luftën kundër terrorizmit:
“Pata një bisedë të shkëlqyer me #NathanSales mbi bashkëpunimin për sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit. Ne do të vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin tonë dhe të ecim përpara në një mënyrë të koordinuar. Mirënjohës për mbështetjen e Amerikën të vendosur dhe të përhershme.”