Cakaj, planet e Greqisë për zgjerimin e detit joshqetësuese

Nga Exit News
Cakaj, planet e Greqisë për zgjerimin e detit joshqetësuese

Zëvendësministri i Jashtëm Gent Cakaj ka deklaruar,  të enjten, se planet e Greqisë për të zgjeruar gjerësinë e ujrave territorial nuk janë shqetësuese.

Në një deklaratë publike, Cakaj shkruan:

“Greqia, ashtu si çdo shtet tjetër palë e konventës, aty ku e lejon gjeografia dhe për sa kohë që nuk cënohen të drejtat sovrane të një shteti tjetër, gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë e Detit Territorial sipas parashikimeve të UNCLOS.”

Sidoqoftë, Cakaj thekson se “qeveria shqiptare do të jetë e vëmendshme për çdo proces legjislativ në vendin fqinj, i cili mund të ketë ndikim në ushtrimin e sovranitetit territorial dhe të drejtave sovrane në hapësirën detare që i takon”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>