Caktohet administratori shtetëror i pronave të sekuestruara të Ylli Ndroqit

Nga Exit News
Caktohet administratori shtetëror i pronave të sekuestruara të Ylli Ndroqit

Agjencia e Administrimit të Aseteve ka caktuar Arjan Bacin si administratorin shtetëror të pasurive të sekuestruara nga sipërmarrësi Ylli Ndroqi.

Në total, Baci bashkë me ekipin e oficerëve të policisë gjyqësore do të marrin në administrin 15 pasuri të paluajtëshme dhe 11 kompani biznesi.

Prej kompanive 6 janë me aktivitet të pezulluar, ndërsa 5 të tjerat vijojnë punën. Mes bisneseve është dhe televizioni Ora News.

Në 3 gusht, Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion lajmëroi se ka nisur hetimet kundër Ylli Ndroqit pasi ka dyshime se Ndroqi ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale në Turqi, Itali e Shqipëri, dhe se pasuria e tij në Shqipëri është vënë me të ardhura të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Për këtë arsye SPAK ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të tij, për të bërë të pamundur ndryshimin e pronësisë së tyre gjaë hetimeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>