Shefja e ONM-së dhe e Politikave të Fqinjësisë në BE, Genoveva Ruiz Calavera kujtoi të martën 25-vjetorin e masakrës së Srebenicës.
Calavera tha se është përgjegjësia e Europës që nuk mundi ta ndalojë vrasjes e rreth 8 mijë boshnjakëve nga ushtria serbe.
Në një postim në Twitter, ajo shkroi:
“Europa nuk e ka harruar atë që ndodhi në Srebenicë dhe është përgjegjësia jonë që nuk ishim në gjendje ta parandalonim dhe ndalonim gjenocidin në kohë.
BE mbetet e angazhuar të mbështesë Bosnje-Hercegovinën dhe të gjitha vendet fqinje në përballimin me të shkuarën.”
Më shumë se 8 mijë boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem, u vranë në korrik 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, nga ushtria serbe nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mladiç.
Gjykata e Hagës e ka njohur masakrën si gjenocid, vrasje masive e një populli.
Masakra mori emrin Gjenocidi i Srebenicës pasi ndodhi në këtë rajon.