Calavera: Vendimi i Strasburgut forcon procesin e vetingut

Nga Exit News
Calavera: Vendimi i Strasburgut forcon procesin e vetingut

Ish Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calavera e konsideroi vendimin e Gjykatës së Strasburgut për ish anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, si guidë për institucionet e vetingut.

Përmes një postimi në Twitter, Calavera tha se vendimi konfirmoi se shkarkimi i Xhoxhaj ishte i drejtë.

“Shkarkimi i Xhoxhajt i drejtë dhe propocional. Vendimi forcon procesin e vetingut dhe ofron një guidë per institucionet e vetingut.”

Calavera ka mbajtur postin e drejtueses së ONM, institucion i cili ka për qëllim të vëzhgojë procesin e vetingut ndaj magjistrantëve  dhe mund të japë rekomandime për të apeluar vendimet për shkarkim ose konfirmim në detyrë të magjistrantëve. Këto rekomandime i dërgohen Komisionerit Publik.

Ky reagim i Calaverës erdhi pas vendimit të Strasburgut të dhënë ditën e martë kundër Xhoxhajt. Gjykata e Strasburgut rrëzoi padinë e Xhoxhajt, duke vlerësuar se organet e vetingut në Shqipëri janë krijuar në mënyrë të ligjshme.

Xhoxhaj, e shkarkuar nga vetingu, ankimoi vendimin për shkarkim të KPK-së dhe KPA-së në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Për më shumë lexoni këtu.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>