Shefja e ONM-së dhe e Politikave të Fqinjësisë në BE, Genoveva Ruiz Calavera, dha vlerësim pozitiv për ecurinë e Shqipërisë, në seancën plenare të Komitetit të Jashtëm në PE, më 22 qershor.
Calavera tha se:
“Shqipëria ka vazhduar të përmbushi reformat, të cilat u caktuan në mars, për konferencën e parë ndërqeveritare.
Plani për integrimin, që do të paraqietet në qershor, ka hapat konkrete që duhet të përmbushen përpara konferencës ndërqeveritare.
Reforma në drejtësi, vetingu ka vazhduar pavarësisht krizës së Covid19.
Gjykata Kushtetuese mund të marrë vendim. SPAK ka filluar punë dhe është në rrugë të mirë vendosja e drejtorit të BKH-së.
Janë bërë përparime në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sidomos në sekuestrimin e aseteve të krimit të organizuar.
Në lidhje me azilkërkimin, Shqipëria ka bashkëpunuar me vendet e tjera, dhe ne presim që të vazhdojë me angazhimet.
Shqipëria ka marrë masa për mbrojtjen e minoritetit dhe regjistrimti të pronave”.
Ajo theksoi se ka ende shumë punë për tu bërë deri në përmbushjen e kushteve përpara konferencës së parë ndërqeveritare.