CDC: Personat e vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19 nuk kanë nevojë të mbajnë maskë

Nga Exit News
CDC: Personat e vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19 nuk kanë nevojë të mbajnë maskë

Njerëzit e vaksinuar me dy doza kundër Covid-19 nuk kanë nevojë të mbajnë maska ​​ose të praktikojnë distanca sociale në ambjente të brendshme ose jashtë, përveç se në rrethana të caktuara, njoftoi të enjten drejtoresha e Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), raporton CNN.

“Nëse jeni plotësisht të vaksinuar, mund të filloni të bëni gjërat që keni ndaluar të bëni për shkak të pandemisë,” tha Dr. Rochelle Walensky gjatë një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.

Walensky tha se shkenca mbështet rekomandimin e ri që “kushdo që është plotësisht i vaksinuar mund të marrë pjesë në aktivitete të brendshme dhe të jashtme – të mëdha apo të vogla – pa mbajtur maskë ose distancim fizik”.

Ajo përmendi tre studime, prej të cilëve një nga Izraeli dhe një nga Shtetet e Bashkuara, që tregojnë se vaksinat funksionojnë.

Studimi izraelit, i cili u botua në Journal of the American Medical Association, tregoi se vaksina ishte 97% efektive kundër shfaqjes së simptomave nga COVID-19 dhe 86% efektive kundër infeksionit asimptomatik në mbi 5,000 punonjës të kujdesit shëndetësor.

Walensky paralajmëroi se njerëzve që iu është dëmtuar sistemi imunitar nga COVID-19 duhet të flasin me mjekët e tyre para se të heqin dorë nga maskat.

Ajo gjithashtu tha se “viti i kaluar na ka treguar se ky virus mund të jetë i paparashikueshëm, kështu që nëse gjërat përkeqësohen, ka gjithmonë një shans që mund të na duhet të bëjmë një ndryshim në këto rekomandime”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>