Çdo 30 sekonda një parizien infektohet me Covid-19

Nga Exit News
Çdo 30 sekonda një parizien infektohet me Covid-19

“Një parisien po infektohet me Covid-19 çdo 30 sekonda, ndërsa çdo 15 minuta ka një qytetar që shkon në spital si rezultat i sëmundjes.”

Kështu deklaroi të martën ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran.

Veran i bëri komentet në RTL Radio në përgjigje të kërkesave të Kryebashkiakut të Parisit Anne Hidalgo për të hapur librari të vogla dhe dyqane të tjerë më të vegjël në përpjekje për të mbajtur tregtinë dhe aktivitetin shoqëror ende gjallë pavarësisht nga kufizimet në Francë.

Veran tha se çdo lëvizje e tillë ishte shumë e rrezikshme duke pasur parasysh nivelet e larta të infeksionit në kryeqytetin francez.

“Ajo nuk mund ta injorojë faktin që çdo 15 minuta, në spitalet e Parisit, ka një të sëmurë që është shtruar në spital me COVID. Ajo nuk mund ta injorojë faktin që çdo 30 sekonda, ka një parizian që është infektuar,” tha Veran.

“Ne duam të shpëtojmë parisianët dhe francezët dhe e bëjmë atë me vendosmëri dhe qëndrueshmëri,” shtoi ai.

Franca raportoi një rekord prej 52,518 infektimesh të reja të hënën, ndërsa numri i viktimave në vend u rrit me 416 në 37,435.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>