
Pas prishjes së Teatrit Kombëtar, Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të kancelares Merkel, Johann Wadephul ka vënë në pikëpyetje hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Në një postim në Twitter, Wadephul shkruan:
“Mos hapja e negociatave me Shqipërinë ishte e nxituar?
A kishin të drejtë kundërshtarët e mi politik të parlamenteve të ndryshme, kur refuzonin hapjen e negociatave me Shqipërinë?”
Eurodeputeti gjerman u shpreh i zhgënjyer me aksionin e policisë për shembjen e Teatrit Kombëtar që e quan “të nxituar dhe të dhunshëm”.
