Baret, restorantet dhe klubet e natës do të rihapen, njoftoi të premten ministri çek i Shëndetësisë Adam Vojtech.
Këto biznese do të ofrojnë shërbim në ambjentet e jashtme fillimisht dhe në mes qershori do të lejohet shërbimi në ambjentet e brendshme.
Ky vendim i qeverisë çeke erdhi pas një vendimi të Gjykatës së Lartë Administrative e cila e quajti të paligjshëm ndalimin e hapjes së bareve dhe restoranteve.
Nga e hëna në vend do të lejohet hapja e pishinave, saunave dhe kazinove. Gjithashtu Çekia ka hapur kufirin për turistët nga Sllovakia, Hungaria, Polonia, Sllovenia, Kroacia, Austria dhe Gjermania.