Çekia heq karantinën kombëtare, shkon drejt rihapjes totale

Nga Exit News
Çekia heq karantinën kombëtare, shkon drejt rihapjes totale

Pas një mbledhje të jashtëzakonshme, qeveria e Republikës Çeke vendosi të lehtësojë të githa masat kufizuese prej të enjtes.

Të gjithë restorantet dhe baret do të rihapen, me vende të kufizuara në ambiente të mbyllura. Dyqanet jo-thelbësore dhe qendrat e fitnesit do të rihapen gjithashtu për sa kohë që ka vetëm një person për 15 metra katrorë. Shërbimet fetare mund të rinisin dhe karantina gjatë natës do të hiqet.

Për më tepër, qeveria rriti numrin e grumbullimeve jashtë nga gjashtë në 50 dhe shfuqizoi ndalimin e konsumit të alkoolit në publik.

Megjithatë maskat do të jenë të detyrueshme për tu mbajtur në të gjitha ambjentet.

Shumica e shkollave do të rihapen duke zhvilluar mësim të alternuar, duke filluar nga 7 dhjetori.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>