
Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman i kërkoi falje për bombardimet e NATO-s në Serbi, në vitin 1999, të martën në Pragë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Dua t’i kërkoj falje popullit serb”, tha Zeman në prani të Vuçiçit, raporton Radio Evropa e Lirë.
“Populli serb nuk do t’i harrojë këto fjalë të Zemanit. Do të jemi përjetësisht mirënjohës, sepse këtë që e tha ai rreth bombardimeve, nuk e ka thënë askush tjetër”, tha Vuçiç.
Zeman ka qenë kryeministër në vitin 1999 dhe Qeveria çeke, si shtet anëtar i NATO-s mbështeti ndërhyrjen e aleancës ushtarake në ish-Jugosllavi.
Fushata ajrore e NATO-s u nis pas sulmeve të ashpra të serbëve ne Kosovë. Serbia u tërhoq nga Koosva pas 78 ditë sulmesh.