Çekia ka raportuar 508 raste të reja me koronavirus të dielën duke e çuar numrin total të rasteve në 27,752.
Çekia ka 8,282 raste aktive dhe 19,039 të shëruar, sipas raportimeve zyrtare.
Qeveria e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura, përfshirë edhe dyqanet. Maskat do të jenë të detyrueshme edhe në shkolla.
Të gjithë ata që vijnë nga vendet ku ka përhapje të madhe të virusit duhet të rezultojnë negativ për me Covid-19 ose të vetizolohen.
Qeveria çeke ka hapur kufijtë me Poloninë, Sllovakinë, Austrinë, Gjermaninë si dhe me Hungarinë.