Çelet ekspozita “Rënia e një diktatori” në sheshin Skëndërbej

Nga Exit News
Çelet ekspozita “Rënia e një diktatori” në sheshin Skëndërbej

Instituti për Demokraci Media dhe Kulturë IDMC, çeli të shtunën ekspozitën “Rënia e një diktatori” në sheshin Skëndërbej, në 30 vjetorin e rrëzimit të statujës së Enver Hoxhës.

Ekspozita solli në vëmendje përmes imazheve, mëngjesin e 20 shkurtit, ku qytetarët rrëzuan statujën e diktatorit Hoxha. Ngjarja ndodhi pas grevës së studentëve.

Drejtoresha e IDMC Jonila Godole tha gjatë ekspozitës së Shqipëria duhet të kishte “disa dokumente që të na shpjegonin më tepër atë që byroja politike po mendonte pas vdekjes së diktatorit, se çfarë do bëhej më tej”.

Ajo i bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që “sa më parë të deklasifikohen ato dokumente, që historia të shkruhet dhe të analizohet siç ka qenë”.

I pranishëm ishte edhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, i cili tha se “duhen sensibilizuar të rinjtë për faktin se paqja, pluralizmi demokratik, toleranca dhe pranimi nuk janë dhe nuk kanë qenë marrë si të mirëqena në historinë e Evropës”.

Drejtori i Arkivit të Shtetit Ardit Bido tha se aktivitete të tilla  “janë mënyra se si ne duhet të dialogojmë pa nevojën e fillimit të gjuetisë shtrigave që merret me emra individësh apo grupimesh”.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e ka deklasifikuar tërësisht dokumentacionin që ka të bëjë me periudhën komuniste, me përjashtim të shumë pak që përbëjnë ende ‘sekret shtetëror’”, tha ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>