
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Z. Ilirjan Celibashi ka qënë i ftuar të enjten, në cilësinë e folësit, në Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane.
“Z. Celibashi foli për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe mekanizmat që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përdor për të monitoruar partitë politike gjatë zgjedhjeve,” shkruhet në njoftimin e ambasadës në rrjetin Facebook.
Anëtarët e Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane i kanë drejtuar atij pyetje në lidhje me verifikimin e kandidatëve dhe përfshirjen e të rinjëve në zgjedhje.
Në përfundim, Celibashi i ftoi të rinjtë të votojnë e të jenë qytetar të angazhuar.