Çështja e detit me Greqinë mund të mos zgjidhet brenda 2025

Nga Exit News
Çështja e detit me Greqinë mund të mos zgjidhet brenda 2025

Mosmarrëveshja e Shqipërisë me Greqinë për delimitimin e hapësirës detare mund të mos zgjidhjet brenda mandatit të tretë të Partisë Socialiste, sipas ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

E pyetur në një intervistë në Euronews nëse mosmarrëveshjet për detin do të marrin zgjidhje brenda 2025, Xhaçka tha:

Nuk di ta them këtë, mbase do jetë më e gjatë se aq, nuk di afate që ka gjykata ndërkombëtare, nuk do tu them se kur do të mbaroj  ky proces i mbledhjes së informacionit, por di t’u them se secili po punon për hesap të vet, për ta bërë të mundur secili dosjen  e vet

Në tetor të 2020, kryeministri Edi Rama njoftoi se mosdakortësia mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e detit do të shqyrtohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit.

Megjithatë ministrja Xhaçka është shprehur se nuk ka një afat kohor se kur palët do t’i drejtohen gjykatës.

Ministrja konfirmoi se pala shqiptare po punon për hartimin e dosjes por deri tani ende nuk është miratuar asnjë dokument lidhur me këtë çështje.

“Nuk ka një afat, jemi të dyja palët në fazën përgatitore për të mbudhur informacionin e domosdoshëm dhe do të koordinojmë çuarjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës”, tha ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>