Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për 12 miljet detare do të shqyrtohet nga gjykata ndërkombëtare në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Kryeministrin Rama tha se:
“Me shumë kënaqësi mund ta them se kemi rënë dakord që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Ne do ti drejtohemi drejtësisë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi i mbi bazë të drejtës ndërkombëtare të detit”.
Ai shtoi se marrëveshja “nuk është më një çështje për të bërë propagandë antigreke, që është një turp dhe as elektorat patriotik në Shqipëri apo dhe në Kosovë”.
Kryeministri lajmëroi edhe heqjen e ligjit të luftës.