Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka hedhur sot poshtë kërkesën e Nazer Seitit, “financierit” të bandës Habilaj, për të zbutur masën e arrestit me burg.
Nazer Seiti, i arrestuar në Shqipëri dhe i kërkuar nga prokuroria e Katanias, do të vazhdojë të mbetet në burg deri në pritje të gjykimit.
Ky vendim sjell njëkohësisht dhe bllokimin e ekstradimit drejt Italisë, deri sa të përfundojnë hetimet në Shqipëri.
Nazer Seiti ka pranuar lidhjet me vëllezërit Habilaj, por vetëm ato familjare, – bashkëshortja e tij është kushurirë e Habiljave, – por nuk ka pranuar të flasë për akuzat për bashkëpunim në trafikimin e lëndëve narkotike.
Prokuroria zotëron përgjime i ku Seiti flet me Moisi Habilajn për të liruar nga burgu një të dënuar me nofkën “Maloku” në këmbim të 200 mijë eurove.
Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka ofruar Seitit statusin e bashkëpunëtorit, por Seiti ka refuzuar.
Nazer Seiti u arrestua më 19 tetor gjatë aksionit të policisë në Babicë të Vlorës, ku u kapën 4,5 tonë kanabis.