Gjyqtarja Saida Dollani do të shyqrtojë vendimin për pushimin e çështjes ndaj Fatmir Mediut në Apelin e Posaçëm.
Siç raporton Balkanweb, gjyqtarja Dollani do shqyrtojë çështjen në dhomë këshillimi më datë 17 shtator.
Në korrik Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi të mos nisë hetimet kundër Fatmir Mediut, për çështjen e Gërdecit.
GJKKO arsyetoi se prokuroria ka pasur 12 vjet kohë për ta hetuar Mediun, ndaj kërkesa e konsiderua e pajustifikuar.
Më 2 gusht, SPAK vendosi të ankimojë vendimin në Apelin e Posaçëm të GJKKO-së.
Procesi ndaj Mediut nisi pasi SPAK u shpreh se për shkak të imunitetit të deputetit nuk ka mundur ta hetojë për fabrikat e demontimit të armëve në Gërdec.
Në të vërtet, ai nuk ka pasur imunitet që prej vitit 2012 dhe me ndryshimet e reja ligjore, prokuroria mund të hetojë deputetët pa lejen e Kuvendit.